75 Mall Live Search
10:11 / E Mërkurë, 19 Tetor 2022 / B O

E kreu me presidenten, Escobar niset në këmbë te Kurti

Afërsisht një orë ka zgjatur takimi i Gabriel Escobar me presidenten Osmani.

Pas takimit në presidencë, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor është nisur në këmbë për takimin me Kurtin. Bashkë me të ishte edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Hovernier.

“Shpreha mbështetjen e SHBA-së për solodaritetin në kohë krize, por edhe mbështetjen tonë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE.
Mendojë se ngjarjet e kësaj jave në Kosovë janë agjendë e demokracisë. E falenderoj Kosovën” ka thënë Escobar pas takimit me Osmanin./Indeksonline/