Lirohet me kusht Mason Greenwood!

Mason Greenwood i Manchester United është liruar me kusht pasi u akuzua për tentatim përdhunimi.
21-vjeçari u akuzua gjithashtu për sulme dhe përfshirje të vazhdueshme në sjellje të pakontrolluara e të dhunshme.
Ai u arrestua në janar mes akuzave rreth imazheve dhe videove që dolën në internet, shkruan IndeksOnline.
Futbollistit, nga Bowdon, iu dha lirimi me kusht në gjykatën Manchester Minshull Street Crown, pas një seance private.
Atij iu ishte caktuar paraburgim pasi u paraqit në Gjykatën e Mançesterit dhe Salfordit të hënën.
Greenëood kishte qenë në lirim me kusht që nga janari, por u arrestua sërish të shtunën për një shkelje të dyshuar të kushteve.
Tentativa për përdhunim dyshohet se kishte ndodhur në tetor 2021.
Sjellja kontrolluese dhe shtrënguese lidhet me një periudhë ndërmjet nëntorit 2018 dhe tetorit 2022, ku ai dyshohet se ka bërë komente kërcënuese dhe nënçmuese ndaj ankueses, si dhe ka aksesuar dhe monitoruar llogaritë e saj në mediat sociale.
Akuza e sulmit që shkaktoi dëmtime trupore thuhet se ka ndodhur në dhjetor 2021.
Brenda pak orësh pasi akuzat u shfaqën në internet në fillim të vitit, sulmuesi, i cili ka bërë një paraqitje për Anglinë, u pezullua të luante ose të stërvitej me klubin nga Old Trafford.