75 Mall Live Search
19:47 / E Mërkurë, 19 Tetor 2022 / Gj. Sh

Broja nga minuta e parë për Chelsean kundër Brentfodit, formacionet zyrtare

Chelsea do të luaj sonte në udhëtim ndaj Brentfordit në ndeshjen e zhiros së 12-të në Premier Ligën Angleze.

Blutë po kalojnë në formë të mirë nën drejtimin e Graham Potter, ku kanë katër fitore radhazi në ligë, shkruan IndeksOnline.

Chelsea renditet në pozitën e katërtë në tabelë me 19 pikë, ndërsa Bretford ka 13 pikë dhe ndodhet në pozitën e nëntë.

Nga minuta e parë për Chelsean do të luaj edhe sulmuesi shqipëtar, Armando Broja.

Ndeshja fillon në ora 20:30.

Formacionet zyrtare:

Brentford: Raya, Roerslev, Mee, Zanka, Pinnock, Henry, Janelt, Jensesn, Onyeka, Mbeumo, Toney.

Chelsea: Kepa, Azpilicueta, Chalobah, Koulibaly, Cuvurella, Gallagher, Jorghino, Loftus-Check, Mount, Broja, Havertz./IndeksOnline/