75 Mall Live Search
18:41 / E Enjte, 20 Tetor 2022 / MSH

KQZ-ja miraton rregulloren për procedurën e përzgjedhjes së Drejtorit të Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me të gjitha votat Për të anëtarëve të pranishëm, ka miratuar rregulloren për procedurën e përzgjedhjes së Drejtorit të Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike.

Miratimi i rregullores së re vjen pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 08/L-122 për ndryshimin dhe plotësimin e igjit nr. 03/L-174 për financimin e subjekteve politike, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 04/L-122 si dhe ligjit nr. 03/L-073 për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 03/L-256.

Kjo rregullore, e cila ka gjithsej 22 nene, hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit, më 19 tetor 2022.

Me këtë rregullore, përcaktohen kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes, përbërja e komisionit, emërimi si dhe e drejta e kundërshtimit dhe ushtrimit të padisë ndaj procesit të përzgjedhjes dhe emërimit të Drejtorit të Zyrës.

Rregullorja nr. 01/2022 është publikuar në ueb faqen e KQZ-së, në pjesën: Legjislacioni > Rregullativa e brendshme e KQZ-së, ose në vegzën direkte: Shkarko Rregulloren