75 Mall Live Search
11:58 / E Premte, 21 Tetor 2022 / k.v

Kapet kinezja në Prishtinë/ Kishte marrë veturë me qira jashtë vendit dhe nuk e kishte kthyer

Dje rreth orës 16:00, nga zyrtarët e njësitit të hetimeve të përgjithshme, është lokalizuar dhe sekuestruar një veturë e tipit ‘Pasat’ me targa të Maqedonisë së veriut.

Në çdo veprim policor, njësiti i autokrimeve është mbështetur nga Njësiti për bashkëpunim Ndërkombëtar si dhe janë koordinuar me Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Lidhur me këtë rast në stacion policor është shoqëruar e dyshuara (shtetase kineze) e cila që nga data 03.07.2022,  për shërbim nga një Renta car në Maqedoninë e veriut, ka marrë veturën dhe nuk e ka kthyer më.