75 Mall Live Search
15:27 / E Premte, 21 Tetor 2022 / k.v

Sulmohet rëndë një person në dalje të autostradës në Lipjan

Një person është sulmuar fizikisht në dalje të autostradës në Lipjan.

Viktima siç kanë deklaruar burimet e Indeksonline është sulmuar rëndë nga dy persona të dyshuar.

Afër vendit të ngjarjes ka qëlluar edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Viktima është dërguar në emergjencë me lëndime të rënda ndërsa ende nuk dihen targat e veturës së dy personave të cilët pas kryerës së vepre janë larguar nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/