75 Mall Live Search
15:40 / E Premte, 21 Tetor 2022 / B O

Goditje e madhe për Francën, portieri i Milanit e humbë Kupën e Botës

Stefano Pioli i ka thyer shpresat e mijëra francezëve që shpresonin në kthimin e Mike Maignan nga lëndimi.

Trajneri i Milanit konfirmoi në konferencën e sotme se portieri francez do të mungojë në Botëror.

“Ne jemi të zhgënjyer sepse ai po bënte gjithçka për t’u kthyer me ekipin, ai donte të luaj sa më shpejt. Lëndimi i tij do ta mbajë atë larg nga fusha të paktën deri në janar” ka thënë Pioli.

Hugo Lloris është portieri i vetëm që e ka të garantuar ftesën për Botëror, ndërsa Deschamp do të shoh formën e portierëve të tjerë në 3 javët e ardhshme kur do të nisen ftesat zyrtare për garën më të madhe futbollistike./Indeksonline/