75 Mall Live Search
20:33 / E Shtunë, 22 Tetor 2022 / MSH

Dy gola në fund të ndeshjes, Chelsea e United ndahen në barazim

Chelsea dhe Manchester United janë ndarë baraz në derbin e javës së 13-të në Premierligë.

Deri në fund, ndeshja ishte e qetë sa i përket golave, por fundi ishte dramatik.

Armando Broja fitoi penallti për Chelsean, kurse nga 11-të metërshi nuk gaboi Jorginho në minutën e 87-të.

Por, në sekondat e fundit të ndeshjes, Casemiro barazoi shifrat.

Me këtë barazim, tani Chelsea gjendet i katërti me 21 pikë, një më shumë se Manchester United që gjendet një pozitë më lart.