Potter flet për mundësinë e transferimit të Ronaldos te Chelsea

Futbollisti Cristiano Ronaldo po kalon në një periudh të keqe te Manchester United.
Emri i portugezit për çdo ditë lidhet me klube të ndryshme evropiane, shkruan IndeksOnline.
Për një transferim të mundshëm të Ronaldos u pyet edhe trajneri i Chelseas, Graham Potter.
Ai u pyet nëse Todd Boehly i dha atij mundësinë për të nënshkruar me Cristiano Ronaldon, dhe kjo ishte përgjigjeja e teknikut anglez:
“Unë kurrë nuk flas për lojtarë që nuk janë lojtarë të Chelseat”, tha Potter.
Së fundi Ronaldo ka pasur një problem me trajnerin Erik Ten Hag, ku nuk pranoi të futej në lojë në minutat e fundit kundër Tottenhamit në mesjavë dhe u largua drejt dhomave të zhveshjes pa përfunduar ndeshja.
Tekniku holandez e dënoi CR7 duke mos e ftuar në ndeshjen e fundjaves kundër Chelseas e cila përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, si dhe e dërgoi të stërvitej me ekipin e të rinjeve të Manchester United./IndeksOnline/