75 Mall Live Search
23:33 / E Diele, 23 Tetor 2022 / C E

Kampioni i boksit tani edhe këngëtar, promovon videoklipin ku shfaq të dashurën

Deontay Wilder ka ndërruar ringun e boksit me studion muzikore, teksa ka publikuar videoklipin e tij të parë zyrtar.

Ish-kampioni i peshave të rënda WBC i mori pak kohë sportit, pas humbjes së tij me “knock out”, nga Tyson Fury, në tetor 2021.

Amerikani u fut në botën e muzikës dhe “vepra” e tij, me vëllanë e tij Marsellos Wilder dhe të fejuarën e tij Telli Swift, sapo ka përfunduar.

Kënga debutuese e Wilder “Everytime” u zbulua në verë, por ai tani ka publikuar videon e plotë.

Wilder ndau pamje të klipit me 2.7 milionë ndjekësit e tij në Instagram të dielën.

“Këtu është një pjesë e videos sime zyrtare për këngën time të re “Everytime ft. Marsellos Wilder,” shkruante Deontey Wilder.

E dashura e Wilder shfaqet gjatë gjithë videos me boksierin duke ndarë momente intime.