U godit me thikë në mes të skenës, shkrimtari i njohur humb shikimin në njërin sy

Një nga shkrimatrët më të njohur të kohërave moderne, Salman Rushdie, ka humbur shikimin në njërin sy dhe përdorimin e njërës dorë, pasi u godit me thikë në një skenë në New York.
Agjenti amerikan, Andrew Wylie, deklaroi për “El Pais” se gjendja shëndetësore e Rushdie është jashtë rrezikut për jetë, ndonëse i njëjti pësoi rreth 15 plagë në gjoks.
I njëjti thotë se vendndodhja e shkrimtarit britanez nuk mund të bëhet e ditur.
Rushdie është i njohur në të gjithë botën për romanin e tij “Vargjet Satanike”, për të cilin edhe është kërcënuar me jetë shumë herë.
Romancieri u detyrua të fshihej për gati 10 vjet pas botimit të kësaj vepre. Shumë muslimanë reaguan me tërbim ndaj tij, duke argumentuar se portretizimi i Profetit Muhamed fyente besimin e tyre.
Ditën e 12 gushtit, Rushdie po përgaditej të mbante një bashkëbisedim në Institutin Chautauqua në New York, kur u sulmua me thikë në mes të skenës.