75 Mall Live Search
20:19 / E Hënë, 24 Tetor 2022 / AR

Komuna e Prishtinës e bën online nxjerrjen e certifikatës së pronës

Komuna e Prishtinës ka bërë edhe një shërbim tjetër të digjitalizuar.

Bëhet fjalë për certifikatën e pronës të cilën tashmë mund ta nxjerrni online, raporton Indeksonline.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Kadastrit në Komunën e Prishtinës, Donat Lushaku.

Kostoja e transaksionit bankar do të jetë pa pagesë për periudhën pilotuese gjashtë (6) mujore nga data e lansimit.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Prishtinës,

🤩Jam shumë i lumtur t’iu njoftoj se që nga sot në shërbimin eKosova është lansuar shërbimi online për nxjerrjen e certifikatës së pronës. Ky është linku ku mund të shihni dhe testoni një veprim të tillë – https://ekosova.rks-gov.net/Service/2.

🔺Ky bashkëpunim i jashtëzakonshëm mes komunës së Prishtinës – Drejtorisë së Kadastrit, Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit ka sjellë këtë rezultat e produkt të suksesshëm.

📌Mbetem i përkushtuar bashkë me stafin dhe secilin akter të përfshirë që edhe shërbimet tjera të digjitalizohen, ashtu që jeta dhe qasja e qytetarëve kryeqytetas të lehtësohet ndjeshëm.

🙌Shërbimi ndaj qytetarit është kryefjala e punës sonë!

#kryeqyteti

#Prishtinapraktike💙