75 Mall Live Search
01:14 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Një foto e realizuar gjatë vitit 2006, flet për miqësinë mes Kurtit, Aliut dhe Sfeqles (Foto)

Përçarjet në Lëvizjen Vetëvendosje sa po vijnë e shtohen. Se anëtarët e këtij subjekti politik tashmë janë ndarë në dy pjesë as që diskutohet.

Derisa, Albin Kurti ish- kryetari i kësaj partie ndodhet prapa grilave, bashkëpartiakët e tij po hedhin akuza të shumta në drejtim të tij, shkruan Indeksonline.

Një foto e realizuar gjatë vitit 2006 në Podujevë, shihet Kurti së bashku me Liburn Aliun dhe Xhelal Sfeqlen, e cila dëshmon për miqësinë e tyre të vërtetë.

Për dallim nga anëtarët tjerë të shumtë të VV-së, Aliu dhe Sfeqla po rreshtohen haptazi në radhët e Kurtit.

Mosmarrëveshjet mes anëtarëve të LVV-së duket të jenë të thella dhe të kahmotshme. Janë edhe vetë zyrtarët e kësaj partie që po shprehin habi kundrejt deklaratave të ndryshme të krahut të deputetit Dardan Molliqaj.

Madje, kundër Kurtit duket të jetë edhe vet i pari i VV-së, Visar Ymeri. Deklaratat, kundërshtimet, mllefi dhe fyerjet po bëhen publikisht pa ndalë, ani pse Kurti ndodhet në arrest.

Ndryshe, nga anëtarë të VV-së është kërkuar të nisë mbledhja e nënshkrimeve për mbajtjen e një mbledhje të jashtëzakonshme të KP pas përçarjes së partisë. /Indeksonline