Super Liqeni, fiton ndeshjen e parë në “Championsin” e futsallit

Liqeni po merr pjesë në Ligën e Kampionëve në futsall, atu ku edhe ka fituar ndeshjen e parë.
Gentoften i Danimarkës ishte mysafir i Liqenit në Prishtinë të martën mbrëma, ku edhe ju shënuan një humbje me rezultat 4:3
Ndeshja u zhvillua në kuadër të grupit 6. Ndeshjet e këtij grupi do të luhen në Prishtinë edhe në ditët në vazhdim.
Pjesë e këtij grupi janë edhe Piast Gilëice dhe Stalitsa Minsk./IndeksOnline/