75 Mall Live Search
07:23 / E Mërkurë, 26 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Gjykata ruse refuzon lirimin e yllit amerikan të basketbollit

Basketbollistja amerikane, Brittney Griner, fituese e dyfishtë e medaljes së artë olimpike, ka humbur apelin e saj ndaj një gjykatë në Moskë.

Ylli i Phoenix Mercury të WNBA-së, u dënua më 9 vite burg më 4 gusht, për posedim droge, pasi policia ruse pretendon se gjeti kanabis në bagazhin e saj në aeroportin e Moskës.

Gjykata e rajonit të Moskës la në fuqi dënimin e saj të martën. Gjykata tha se koha që ajo do të vuajë në paraburgim do të llogaritet me 1.5 ditë burg, që do të thotë se ajo ndoshta do të vuajë rreth tetë vjet burg.

Griner u shfaq në seancë përmes lidhjes video nga burgu ku po mbahet jashtë Moskës.

Ajo u arrestua në shkurt në një kohë të tensioneve të rritura mes Moskës dhe Uashingtonit, vetëm disa ditë para se Rusia të dërgonte trupat pushtuese në Ukrainë. Arrestimi i saj u vlerësua si i inskenuar.