75 Mall Live Search
09:26 / E Mërkurë, 26 Tetor 2022 / B O

A po kryen Vladimir Putin sot teste bërthamore?

Rusia do të nisë stërvitjet e saj vjetore bërthamore gjatë ditës së sotme. “Ushtrimi është një rutinë” thuhet në informacionin rus. Por këto ushtrime po shihen si kërcënimet nga SHBA-ka dhe BE-ja.

“Unë dyshoj se ka një probabilitet shumë të lartë për një provë bërthamore në Arktik, ndoshta për të demonstruar teknologjinë e tyre të re,” tha eksperti ushtarak britanik Justin Crump për BBC.

Sipas burimeve në Bruksel, NATO po monitoron nga afër stërvitjet vjetore bërthamore të Rusisë.

Për shkak të kërcënimeve të fshehta ose të hapura të Rusisë në lidhje me përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë, zyrtarët perëndimorë dyshojnë se ky mund të jetë një test bërthamor nga Vladimir Putin./Indeksonline/