75 Mall Live Search
10:24 / E Mërkurë, 26 Tetor 2022 / B O

Regjimi iranian tentoi ta rrëmbejë ish-futbollistin e Bayern Munchen!

Regjimi iranian ka tentuar ta rrëmbejë ish-legjendën e këtij shtetit, futbollisti Ali Karimi. 42 vjeçari që jeton në Dubai thuhet se është tentuar të rrëmbëhej nga forcat e sigurisë iraniane.

Ish-futbollisti i Bayern Munchen po akuzohet për montim dhe bashkëpunim të paligjshëm me qëllim të veprimit kundër sigurisë kombëtare nga autoritetet iraniane.

Legjenda e Iranit që dikur konsiderohej si Maradona aziatike ishte një nga të famshmit që dënoi vdekjen e Mahsa Amini.

Vdekja e gruas së re shkaktoi një valë protestash në të gjithë Iranin, pavarësisht paralajmërimit të qeverisë për masa të ashpra./Indeksonline/