Haradinaj parasheh pranverën për të rregulluar varrezat e dëshmorëve në Polac
Gjatë seancës së sotme deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendsoje Rexhep Selimi dhe deputetja nga PDK, Ganimete Musliu kanë shprehur shqetësim për varrezat e dëshmorëve në Polac.
Sipas tyre në atë vend mungon rregullimi i varrezave, ku nuk ka vend as për t’u vendosur lulet.
E lidhur me këtë kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se do të bisedoj edhe kryetarin e komunës si dhe do të mundohen të bëjnë projektimin gjatë dimrit, që të mund të vazhdohet me punën e rregullimit të varrezave në pranverë, shkruan Indeksonline.
Përgjigja e plotë e Haradinajt:
Sa i përket varrezave në Polac, vërtetë ashtu është kam qenë edhe unë i kam vizituar në rast të caktuara.
Respekti dhe nderimi për të rënët për liri është diçka që e gjithë Kosova e bën. Pasi jemi në dimër mund të shfrytëzojmë kohën për planifikim e projektim. Mesa di unë s’jam krejt i saktë, ka pas një ndarje se a duhet të mbeten aty apo duhet të shkojnë në Morinë. Do të bisedoj edhe me kryetarin e komunës, Bekim Jashari dhe me shoqatat e dala nga lufta që të merret një vendim, afat i caktuam kohor dhe të shfrytëzohet pranvera për të vepruar në ndërtimin e varrezave.
Është mëse njerëzore për popullin e Kosovës që mos t’i lëmë pa një varrë të dinjitetshëm të rënë për liri./Indeksonline/