Revoltohet qytetari: Konkurrova tri herë për shofer në Trafikun Urban, por nuk me morën (Video)
Një qytetar nga Prishtina është revoltuar me situatën e krijuar në Trafikun Urban, ku sipas tij aty ka punësime jashtë kritereve të caktuara.
Në një video të dërguar në redaksinë e Indeksonline, Ylber Gashi ka akuzuar drejtuesit e Trafikut Urban për punësimet e bëra në këtë ndërmarrje.
Gashi thotë se ka konkurruar disa herë për shofer në këtë ndërmarrje, por asnjëherë nuk e kanë ftuar as në intervistë ndërkohë sipas tij aty janë punësuar shoferë deri në 62 vjet.
“Tri herë kam konkurruar, asnjëherë nuk na kanë thirrur. Në pozitën shofer autobusi ku konkursi ka qenë prej 45 deri në 62 vjeç, e aty i kanë pranuar 50 vjeç deri në 62. Tri herë kam konkurruar unë me të tjerë, e nuk na kanë thirr. Të gjithë janë hajna, edhe të LDK-së edhe të VV-së”, thotë në fund, Ylber Gashi./Indeksonline/