75 Mall Live Search
10:03 / E Premte, 28 Tetor 2022 / B O

Zhduken dy motra në Viti

Një person ka raportuar se dy vajzat e tij kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 26.10.2022 rreth orës 15:30, në Viti.

Tutje siç bëhet e ditur në raport, janë kryer hetime intensive për gjetjen e vajzave.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy vajzat e tij viktimat femra kosovare kanë dalur nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre , ndërsa janë duke u kryer hetime intensive për gjetjen e tyre”, thuhet në raport.