“Pallati i derrave”, objekti me 26 kate, do të strehohen 650 mijë derra

Ky rrokaqiell 26 katësh është ndërtuar në Ezhou të Kinës. Në të pritet të strehohen 650 mijë derra.
Ndërtesa e quajtur “Pallati i derrit”u hap në fillim të këtij muaji dhe mund të llogaritet si industria më e madhe e mishit të derrit në botë.

Ky projekt ambicioz me vlerë prej 500 milionë funtesh i ndërmarrë nga autoritetet lokale është një përpjekje për të rritur produktivitetin bujqësor.

Ferma përbëhet nga dy ndërtesa që përmbajnë 26 kate secila – dhe “mburret me efikasitetin e punës, ekologjinë e gjelbër dhe kosto më të ulët të përgjithshme”.

Ferma do të jetë në gjendje të përpunojë 100,000 tonë mish në të njëjtën kohë me rreth 1.2 milionë therje në vit./Indeksonline/

