75 Mall Live Search
15:36 / E Premte, 28 Tetor 2022 / k.v

Konvertimi i targave/ Përfundon takimi i ambasadorëve të QUINT-it dhe kryeministrit Kurti (Video/Foto)

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it kanë përfunduar takimin me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Ata janë parë duke dalë së bashku nga ndërtesa e qeverisë duke mos u deklaruar fare për media, transmeton IndeksOnline.

Rikujtojmë se edhe tri ditë skadon afati për konvertimin e targave në RKS dhe kryeministrit i ka shkuar një kërkesë për zgjatje të afatit edhe për një kohë.

Në takim ishte edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, Jeffrey M. Hovenier, ai i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott dhe ai i Gjermanisë, Joern Rohde.

Tema e targave vetëm pas pak minutash, do të shtrohet edhe në mbledhjen e ekzekutivit të thirrur nga Kurti. /IndeksOnline/