75 Mall Live Search
21:39 / E Premte, 28 Tetor 2022 / Gj. Sh

UEFA i pagoi Interit 3 milionë euro pëe Eriksenin, kjo është arsyeja

Detaje të reja kanë dalë nga pasqyrat financiare të Interit, duke konfirmuar se ata kanë marrë një tarifë kompensimi nga UEFA pasi Christian Eriksen pësoi një arrest kardiak në Euro 2020.

Mesfushori danez, i cili ka qenë i kontraktuar me “Nerazzurrët” gjatë kohës së incidentit, pësoi një atak kardiak në minutën e 43-të të përplasjes kundër Finlandës në Euro 2020.

Ai u shërua dhe më vonë u pajis me një defibrilator kardiak nënlëkuror, diçka që e pengoi atë të vazhdonte karrierën e tij në Itali.

Eriksen u lirua nga Interi në dhjetor 2021 dhe iu bashkua Brentford me një kontratë gjashtëmujore janarin e ardhshëm. Pas kësaj, ai iu bashkua Manchester United si transferim i lirë, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare.

Siç theksohet nga Calciomercato.com, UEFA i pagoi  si kompensim pas arrestit kardiak të Eriksen, duke marrë tarifën për shkak se mesfushori i tyre i regjistruar po luante në një ndeshje të UEFA-s kur ndodhi incidenti.