75 Mall Live Search
08:48 / E Shtunë, 29 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Pranuan 60 mijë euro për rezervimin e biletave por fluturimet nuk u realizuan, dy të arrestuar

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se kanë pranuar në xhirollogaritë e tyre mjete monetare në vlerë rreth 60 mijë euro gjatë periudhës kohore 2021 -2022 nga persona të ndryshëm të cilët kanë rezervuar bileta të udhëtimit në relacionin Zvicër-Kosovë dhe anasjelltas, të cilat fluturime nuk janë realizuar.

Sipas Policisë, të dyshuarve u janë sekuestruar tridhjetë e pesë mijë franga zvicrane, të cilat i kishin në posedim në momentin e arrestimit, të cilat dyshohet të jenë përfituar me vepër penale të ‘mashtrimit’.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.