75 Mall Live Search
22:37 / E Shtunë, 29 Tetor 2022 / MSH

Hapet “Vitalab”, Poliklinka&laboratori më gjigant në Podujevë

Laboratorët e “Vitalab” të cilët njihen për cilësinë, saktësinë e mbi të gjitha mirësinë, pas shumë vitesh po e zgjerojnë edhe më shumë shërbimet e tyre ketë herë më poliklinikën në Podujevë, aty ku edhe ishte e gjithë pikënisja e “Vitalab”.

Poliklinika “Vitalab” vjen si risi në Podujevë me ofrimin e shërbimeve të ndryshme duke filluar nga:

Mjekësia familjare,

pediatria,

gjinekologjia,

radiologjia me CT

rentgen dhe echo,

neurologjia,

dermatologjia

alergologjia,

otorinolaringologjia

gastrointerologjia,

ortopedia,

endokrinologjia,

pulmulogjia,

kirurgjia e përgjithshme,

kirurgjia vaskulare,

kirurgji plastike,

urologjia, kardiologjia, dhe laboratori i

biokimisë dhe mikrobiologjisë.

Pronari i “Vitalab” Lavdim Zhdrella, u shpreh i lumtur për hapjen e poliklinikës.

Ai premtoj se do të jenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve të Podujevës, me seriozitet dhe korrektësi.

“Jemi duke punuar prej janarit për këtë projekt, poliklinika “Vitalab”, tashmë në Podujevë do të mundësojë shumë shërbime që kanë qenë mungesë deri më tani në këtë komunë. Veç asaj shërbimet janë të gjitha në një vend, që për qytetarin besojmë që do të jetë më e lehtë dhe nuk do të këtë nevojë që të merr rrugë nepër komuna të tjera. Kjo gjithashtu ul edhe koston e qytetarëve sepse mund t’i bëjnë në qytetin e tyre. Janë pothuajse më shumë se 15 shërbime që ofrohen në këtë polklinikë, veç saj kemi edhe dhomën e infuzioneve që janë më së të nevojshme për këtë Komunë. Në çdo shërbim ka nga një mjek dhe nga një infermier, d.m.th janë më shumë se 15 mjekë që do të punojnë në këtë poliklinikë. Për secilin mjek është nga një dhomë e veçantë, që janë përmbi 15 dhoma vetëm për mjekë e nder to është laboratori”, theksoi Zhdrella.

Në hapjen solemne të “Vitalab” ishte një numër i madh i të pranishmëve, familjarë, doktorë, miq, por ai kryesori ishte kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ku pronari i “Vitalab” Zhdrella e ftoi t’i bashkangjitet prerjes së shiritit.

Ndërkohë, “Vitalab” është rreshtuar ndër laboratorët e parë që u licensua për realizimin e testimeve RT-PCR dhe u gjind edhe njëherë, si çdo herë, pranë pacientëve, në situatën e rënduar me pandeminë, duke vënë në rend të parë shëndetin e pacientëve dhe sigurinë publike.

“Testimet me RT-PCR për Covid-19 qenë dëshmi shtesë shumë e fortë për seriozitetin dhe korrektësinë tonë ndaj punës” u tha në këtë hapje solemne.

Duke parë kërkesën për shumë analiza tjera molekulare me RT-PCR, “Vitalab” ka arritur të jetë laboratori i parë dhe i vetëm në Kosovë që ofron shërbimin e pothuajse 20 testimeve molekulare me RT-PCR tjera, përveç Covid-19, të cilat momentalisht në Kosovë ofrohen vetëm nga laboratori “Vitalab”.