75 Mall Live Search
20:48 / E Diele, 30 Tetor 2022 / C E

Përmbysje spektakolare, Salernitana shtang Lazzion në “Olimpico”

Salernitana shtangu Lacion në sfidën e vlefshme për javën e 12-të të Serisë A, duke e mposhtur me rezultatin 1-3.

Një triumf me përmbysje ky i skuadrës mike. Lacialët e Sarrit, kaluan të parët në avantazh me anë të Zakanjit në minutën e 41-të.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0, ndërkohë që në fragmentin e dytë, Salernitana arriti të shënonte plot 3 herë. Fillimisht Kandreva vendosi baraspeshën në minutën e 51-të, ndërkohë që mbrojtësi Facio, gjeti golin e avantazhit në të 68-tën. Për të vulosur këtë triumf tepër të rëndësishëm të Salernitanët mendoi Dia në minutën e 76-të, i cili shtangu të gjithë të pranishmit në “Olimpico”.

Për sa i përket mbrojtësit të Kombëtares, Elseid Hysaj, ai u aktivizua në minutën e 87-të, duke zënë vendin e Marusiç. Kjo ishte disfata e dytë në 12 javë për Lacion, që është arritur me pikë nga Interi. Ndërkohë në krahun tjetër Salernitana ka fituar terren në renditje, duke u ngjitur në vendin e 9-të me 16 pikë. Në sfidën e radhës lacialët do të përballen me Romën, në derbin e kryeqytetit.