75 Mall Live Search
08:57 / E Hënë, 31 Tetor 2022 / MSH

Dyshimet për hakimin e telefonit të Liz Truss, kërkohet nisja e hetimeve

Nga qeveria britaneze është kërkuar të hapë një hetim mbi pretendimet se telefoni i ish-kryeministres Liz Truss ishte hakuar.

Telefoni i Truss dyshohet të jetë hakuar gjatë kohës sa ajo ishte sekretare e jashtme, shkruan BBC.

Daily Mail raportoi dje se mesazhet mes Truss dhe zyrtarëve të huaj, lidhur me luftën në Ukrainë, ranë në duart e hakerëve.

Ndonëse lajmi ishtë bërë public gjatë verës, qeveria britaneze deklaroi se ka mbrojtje të fuqishme nga kërcënimet kibernetike, duke mos bërë komente shtesë.

Ndërkohë është kërkuar që të hetohet se çfarë ka çuar deri në rrjedhjen e informacionit dhe të dhënave.