Fatin e Realit do e ndajë një femër

Stéphanie Frappart është caktuar si gjyqtare e ndeshjes Real Madrid-Celtic Glasgow në Champions League. Është hera e parë në histori që një grua drejton një ndeshje për ekipin e parë të “galaktikëve”.
Frappart, një gjyqtare franceze 38-vjeçare , gjyqtare në Ligue 1 bëri debutimin e saj në kompeticionin më të lartë kontinental në dhjetor 2020.
Frappart ishte gruaja e parë që drejtoi një ndeshje të ligës franceze ( Amiens-Strasburg në prill 2019 ) dhe gjithashtu arbitroi një finale të Superkupës së Evropës në mes të Liverpoolit e Chelseat./Indeksonline/