75 Mall Live Search
14:09 / E Hënë, 31 Tetor 2022 / B O

Ortopedia bëhet me katër salla të reja

Ka nisur puna në bllokun e ri operativ të Klinikës së Ortopedisë, investim ky i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Në hapjen zyrtare të këtyre sallave prezent ishte edhe ushtruesja e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Pranvera Zejnullah- Raçi, bashkë me drejtorin e Klinikës së Ortopedisë, Gani Jashanica dhe stafin e kësaj klinike.

Në bllokun e ri operativ do të jenë 4 salla operative, me kushte moderne që do të bëjnë më të lehtë punën e stafit mjekësor dhe trajtimin e pacientëve.
Ky investim është bërë në kuadër të projektit mbindërtimi dhe zgjerimi i objektit ekzistues të bllokut operativ të Klinikës së Ortopedisë.

Zbatimi i projektit do të vazhdojë me pjesën tjetër, ku pas rrënimit të sallave të vjetra operative, do të vazhdohet me investimet e parapara.