Gjyqtari kosovar i ndan drejtësi Barcelonës

Edhe një delegim mjaft interesant për ndarje të drejtësisë ka ardhur për gjyqtarët kosovarë në arenën ndërkombëtare.

Kjo pasi këtë mesjavë takimi ndërmjet skuadrës çeke FC Viktoria Plzeň dhe asaj spanjolle FC Barcelona, në kuadër të Grupit C të Ligës së Kampionëve për të rinj U19, i është besuar gjyqtarit Visar Kastrati transmeton klankosova.tv
Ai, do të ndihmohet nga Granit Hyseni dhe Lumturije Muhadri.
Kjo ndeshje zhvillohet ditën e martë në orën 12:00 në ‘Stadion TJ Přeštice’, në Çeki.
