75 Mall Live Search
19:47 / E Hënë, 31 Tetor 2022 / LB

Hiç më pak se “non grata” për këtë fashist/ Deputeti i VV për deputetin francez

Deputeti francez në Parlamentin Evropian, Nicolas Bay, përmes llogarisë së tij zyrtare në Tëitter ka goditur Kosovën derisa ka shëtitur nëpër qytetet e saj. Bay ka qëndruar në Ballkan për tre ditë, konkretisht në Serbi dhe në Kosovë, ku edhe ka vizituar disa monumente kulturore e historike në vend, prej të cilave ka nisur propagandën e fuqishme kundër Kosovës.

Deputeti i partisë më të madhe në vend, Gramos Agusholli ka kërkuar që Bay të shpallet ‘non grata’.

“Kur e lexova këtë deklaratë mendova se e kanë bërë Popat e kishes serbe, të cilët i bekonin ushtarët serbë kur niseshin për të bërë masakra mbi shqiptarët e Kosovës dhe boshnjakët në Srebrenicë”, ka shkruar ndër të tjera Agusholli.

Kujtojmë se presidentja e vendit, Vjosa Osmani pak kohë më parë patën shpallë disa rus non-grata.