75 Mall Live Search
16:23 / E Martë, 01 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Mehaj priti në takim parlamentarët gjermanë, anëtarë të Komitetit për Mbrojtje

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti sot në takim parlamentarët gjermanë, anëtarë të Komitetit për Mbrojtje, Marcus Faber dhe Lars Lindemann, të shoqëruar nga ambasadori e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.

Fillimisht, temë diskutimi në këtë takim ishte situata e sigurisë në vend dhe rajon dhe sfidat aktuale me të cilat mund të kërcënohet paqja dhe stabiliteti i  përgjithshëm.

Më pas, Ministri Mehaj informoi parlamentarët gjermanë lidhur me angazhimin në avancimin dhe ngritjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, sipas standardeve të vendeve të NATO-s, procesin e realizimit të Planit dhjetëvjeçar të Tranzicionit të FSK-së, të arriturat e deritashme në aspektin e reformës legjislative, dokumenteve strategjike, politikave integruese rajonale dhe euroatlantike, si dhe lidhur me operacionet  paqeruajtëse dhe ato humanitare.

Me këtë rast, u diskutuan mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në mes të dy vendeve, në funksion të interesave të partneritetit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si dhe mundësinë e shkëmbimit të përvojave të përbashkëta në mes të ministrive dhe forcave të dy vendeve.