Liverpooli dhe Napoli synojnë vendin e parë në grup, formacionet zyrtare

Liverpooli do të përballet me Napolin, në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja do të zhvillohet në “Anfield”, me fillim nga ora 21:00.
Skuadra napolitane për momentin kryeson këtë grup, me 15 pikë të grumbulluara nga pesë ndeshje, derisa të “Kuqtë”, janë një pozitë më poshtë me tri pikë më pak.
Liverpoolit i duhet një fitore për ta kapur vendin e parë në grupin A.
Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.
Liverpool (4-3-3): Alisson; Tsimikas, Van Dijk, Konate, Alexander-Arnold; Fabinho, Milner, Thiago, Jones; Salah, Firmino
Napoli (4-3-3): Meret; Di Lorenzo, Kim, Olivera, Politano; Zambo Anguissa, Lobotka, Ndombele; Osimhen, Kvaratskhelia, Ostigard
