75 Mall Live Search
09:20 / E Mërkurë, 02 Nëntor 2022 / B O

Serbia vazhdon provokimet, nxjerrë ushtrinë afër kufirit me Kosovën me artileri të rëndë

Serbia vazhdon të provokojë me ushtrinë e nxjerrur në gatishmëri afër kufirimit me Kosovën. Në mëngjesin e sotëm janë vërejtur lëvizje të artilerisë së rëndë ushtarake disa kilometra afër kufirit me Kosovën.

Në fakt nxjerrja e ushtrisë në gatishmëri është paralajmëruar dje nga ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Vuçeviq.

Ministri serb tha se ka marrë urdhër nga presidenti Vuçiq për ngritjen e ushtrisë në gjendje gatishmërie pas vendimit të Kurtit për targat në Veri.

“Ushtria është e gatshme të zbatojë çdo urdhër të Vuçiqit, i cili është komandanti i përgjithshëm, duke mbrojtur të gjithë qytetarët e Serbisë, përfshirë serbët në Kosovë” ka deklaruar dje Vuçeviq./Indeksonline/