75 Mall Live Search
11:54 / E Mërkurë, 02 Nëntor 2022 / k.v

Ambasadori amerikan dënon djegien e veturës në veri, komenton çështjen e targave RKS

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka dënuar djegien e veturës në Zubin Potok, pasi pronari i saj kishte konvertuar targat në RKS.

Ai ka thënë se këto janë vepra frikacake dhe kriminale, transmeton IndeksOnline.

Ambasadori ka ritheksuar kërkesën e tyre për zgjatjen e plotë të periudhës së zbatimit, në mënyrë që targat RKS të vendosen gjatë 12 muajve ndërsa konfirmon serish se Kosova ka të drejtë të zbatojë këtë ndryshim.

“SHBA dënon djegien ose shkatërrimin e pronës dhe çdo përpjekje për të frikësuar ata me ose synim për të marrë targat e veturave RKS sipas ligjit kosovar. Këto janë vepra frikacake dhe kriminale. Ritheksojmë kërkesën tonë për zgjatjen e plotë të periudhës së zbatimit, në mënyrë që targat RKS të vendosen gjatë 12 muajve ndërsa konfirmojmë se Kosova ka të drejtë të zbatojë këtë ndryshim”, thuhet në reagimin e ambasadorit në Twitter.