75 Mall Live Search
17:35 / E Mërkurë, 02 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Ballkani me mungesa ndaj Cluj, Daja flet para ndeshjes

Të enjten Ballkani do të luaj ndeshjen e fundit për këtë edicion në Konference League.

Kampioni i Kosovës do të jetë mysafire e skuadrës rumune, CFR Cluj, shkruan IndeksOnline.

Ballkani do të ketë disa mungesa për këtë ndeshje, ndërsa trajneri Ilir Daja, ka thënë në konferencë për media se shpreson që lojtarët që do të paraqiten të jenë në nivelin e atyre që mungojnë.

“Të shpresojmë që për Ballkanin është eksperienca e parë në Evropë, kjo do të mbetet nje eksperiencë pozitive dhe për të lëvizur në koeficientët. Çdo ekip qe merr pjesë në këto lloj intensiteti ndeshjesh, edhe ne kemi mungesat tona. Kemi mungesa, por shpresojmë që lojtarët që do të paraqiten do të jenë në nivelin e këtyre lojtarëve që na mungojnë”, ka deklaruar Daja në konferencë për media.

Ndeshja Cluj-Ballkani zhvillohet nga ora 18:45, ndërsa skuadra kosovare nuk ka shpres♪7 pë kualifikim në raundin tjetër./IndeksOnline/