Nuk luhet me gjermanë, Leipzigu shkatërron Shakhtarin dhe kualifikohet tutje

RB Leipzig ka shënuar fitore bindëse në udhëtim ndaj Shakhtar Donetsk me rezultat 4-0.
Me këtë fitore, skuadra gjermane është bërë klubi i 15-të që ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Champions League, shkruan IndeksOnline.
Nkunku hapi serinë e golave në minutën e 10-të.
Në pjesën e dytë, Leipzigu shënoi edhe tre gola të tjerë.
Fillimisht Andre Silva dyfishoi rezultatin në minutën e 50-të ndërsa Dominik Szoboszlai shënoi për 3-0 në minutën e 62-të.
Gjashtë minuta më vonë Valeriy Bondar shënoi një autogol për rezultatin përfundimtar 0-4.
Leipzigu me këtë fitore zë vendin e dytë në Grupin F me 12 pikë, një më pak se Real Madrid.
Shakhtar Donestk do të vazhdoj garat në Europa league ndërsa Celtik elimoinohet nga garat evropiane./IndeksOnline/