75 Mall Live Search
09:21 / E Enjte, 03 Nëntor 2022 / k.v

Arrestohet pas 6 muajve personi që e theri me thikë viktimën në rrugën “Agim Ramadani”

Me 15 maj të këtij vitit, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë ishte therur me thikë një person duke marrë lëndime të rënda trupore.

Gati gjashtë muaj nga ndodhja e rastit, policia ka arritur të arrestoi të dyshuarin i cili ishte në arrati, transmeton IndeksOnline.

“Në lidhje me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se me thikë i ka shkaktuar lëndime viktimës mashkull kosovar. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, rasti është hapur vrasje në tentativë./IndeksOnline/