75 Mall Live Search
09:52 / E Enjte, 03 Nëntor 2022 / LB

Samiti i Berlinit/ Scholz ka disa fjalë për dialogun Kosovë- Serbi

Kancelari gjerman, Olaf Scholz në hapje të samitit të Procesit të Berlinit ka thënë se Evropa mund të jetë e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor si pjesë e saj.

“Gjatë vitit tim të parë si kancelar i Gjermanisë kam pasur mundësinë të flasë me shumë nga ju për sfidat e rënda që e ballafaqojnë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Këto sfida janë të përbashkëta sepse stabiliteti dhe prosperiteti i rajonit nuk mund të ndahet nga stabiliteti dhe prosperiteti i Evropës si tërësi. Evropa mund të jetë e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor si pjesë e saj. Ju gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor i përkisni Evropës së lirë dhe anëtarësimi i juaj në BE është në interesin tonë“, ka theksuar Scholz, në hapje të këtij samiti.

Poashtu Kancelari gjerman, ka thënë se procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përshpejtohet.