75 Mall Live Search
18:01 / E Enjte, 03 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Giroud fiton çmimin e më të mirit të javës në Ligën e Kampionëve

Olivier Girud ka fituar çmimin e futbollistit më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve.

36 vjeçari ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asist në fitoren e mbrëmshme të Milanit me rezultat 4-0 ndaj Salzburgut, shkruan IndeksOnline.

Me këtë fitore, Milan ka siguruar kualifikimin për në fazën e eliminimit direkt në Champions League./IndeksOnline/