Champions League apo Kupa e Botës? Kroos tregon cila është më e rëndësishme për të

Ka fituar 5 herë Ligën e Kampionëve dhe njëherë Kupën e Botës. Toni Kroos tha se 5 trofetë e Champions League janë më të rëndësishme për të sesa fitimi i Kupës së Botës.
“Do të zgjidhja pesë trofetë në Champions League. Bëhet fjalë për sasinë, gjithmonë e dua stabilitetin. Pesë fitore në këtë turne në tetë vjet është një arritje e veçantë. Kjo pyetje nuk ishte shumë e vështirë”, tha me të qeshur mesfushori i Real Madridit.