Ya Nina, emër premtues në botën e muzikës

Zëri i saj qendron pas këngëve që të mbesin në mendje.
Ya Nina, artistja e re, ka publikuar këngën e saj të fundit, e që dëshmon edhe një herë se sa unike është.
“Merri” quhet kënga që ka bashkuar Ya Nina, Elinel dhe Cricket, për një super-produkt, raporton Indeksonline.
Muzika është prodhuar dhe miksuar pikërisht nga Cricket, teksa Ya Nina dhe Elinel janë përkujdesur për tekstin.
Realizimi vizuel i këngës i është besuar Sekuencës.
Për më shumë, shijoni “perlën” më poshtë.