75 Mall Live Search
22:29 / E Premte, 04 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Peja e nis me fitore në Ligën Ballkanike, mposht Budivelnykun e Ukrainës

KB Peja e ka nisur me fitore sezonin 2022/23 në Ligën Ballkanike.

Skuadra e drejtuar nga Can Sevim shënoi fitore kundër Budivelnykut të Ukrainës.

Ndeshja e zhvilluar në një atmosferë fantasike në palestrën sportive “Karagaçi”, përfundoi me rezultatin 81:71.

Isiah Umipig me 26 pikë dhe Jalen Tate me 19 sosh, ishin dy basketbollistët më të dalluar në fitoren e pejanëve.

Vlen të theksohet se kjo ishte fitorja e nëntë radhazi për “Verdhezinjtë”, përfshirë tetë fitoret nga po aq ndeshje të zhvilluara në Superligën e Kosovës.

Peja ndeshjen e radhës në Ligën Ballkanike do ta zhvillojë më 29 dhjetor, kundër skuadrës nga Izraeli, Hapoel Be’er Sheva.