75 Mall Live Search
09:55 / E Shtunë, 05 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Albi Mall Superliga, tre ndeshje interesante zhvillohen sot

Elita e futbollit kosovar të shtunën vijon me tre ndeshje të xhiros së 15-të.

Në “Riza Lushta” të Mitrovicës zhvillohet derbi rajonal në mes të Trepçës`89 dhe Drenicës.

Duel interesant pritet të zhvillohet në Klinë aty ku Dukagjini e pret Malishevën.

Të dyja këto sfida fillojnë në ora 13:00

Ndërkohë në “Fadil Vokrri” Prishtina është nikoqire e Gjilanit.

“Bardh e kaltrit” do të tentojnë të rikthehen te fitoret pas barazimit me Trepçën`89 kurse Gjilani kërkon fitoren e dytë rresht.

Kjo ndeshje fillon në ora 18:00.