75 Mall Live Search
10:15 / E Shtunë, 05 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Duel interesant zhvillohet sot në basketboll

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e nëntë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja e vetme e ditës së shtunë, por shumë e rëndësishme dhe jetike zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Vëllaznimit.

Vreshtarët kanë vetëm një fitore e shtatë humbje radhazi, duke u renditur në vendin e fundit në tabelë, ndërsa kuqezinjtë kanë tri fitore e pesë humbje.

Fitorja për të dy skuadrat është shumë e rëndësishme në synimet që kanë.