75 Mall Live Search
10:42 / E Shtunë, 05 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Zyrtare: Ish-trajneri i Real Madridit e merr drejtimin e Wolves

Tashmë është zyrtare, ish trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui, ka marrë drejtimin e Wolwesit.

Lajmi është bërë i ditur këtë mengjes nga klubi anglez përmes faqes zyrtare, transmeton IndeksOnline.

”Spanjolli me shumë përvojë, i cili ka punuar në stërvitje dhe menaxhim për gati 20 vjet, do të fillojë rolin e tij të parë në Premier League të hënën më 14 nëntor, kur ai zyrtarisht do të marrë drejtimin e skuadrës së parë të meshkujve.”, thuhet në komunikatën e Wolwes.

Në varësi të dhënies së lejeve të punës, Lopetegui dhe ekipi i tij do të marrin drejtimin e Molineux pas ndeshjes së klubit në Premier League kundër Arsenalit, duke i dhënë atij periudhën e Kupës së Botës për t’u përgatitur për ndeshjen e tij të parë në krye të Wolves në fund të dhjetorit.

56-vjeçari ka qenë i punësuar në disa nga rolet më prestigjioze të Evropës vitet e fundit, veçanërisht në Porto, kombëtaren spanjolle, Real Madrid dhe Sevilla, të cilat ai i drejtoi për tre sezonet e fundit./IndeksOnline/