75 Mall Live Search
20:00 / E Shtunë, 05 Nëntor 2022 / MSH

Lista Serbe ende s’i ka dorëzuar mandatet e deputetëve

Deputetët e Listës Serbe, përkundër paralajmërimeve sot se do të japin dorëheqje nga çdo pozitë e lartë, këtë s’e kanë bërë ende.

Lajmin e ka konfirmuar Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryetarit të kuvendit, Glauk Konjufca.

“Ende jo. Veç deklaratë publike”, është shprehur Kërçeli për Klankosova.

Po ashtu, edhe policët serbë në stacionin policor në Zveçan kanë vazhduar punën në ndërrimin e pasdites.