75 Mall Live Search
22:56 / E Shtunë, 05 Nëntor 2022 / C E

Barcelona vazhdon me fitore, Pique përshëndet me Camp Noun

Barcelona ka mposhtur Almerian me rezultat 2-0 në ndeshjen e javës së 13-të të La Ligas.

Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe pse Lewandowski kishte një mundësi të mirë por që nga penalltia u tregua i pasaktë.

Fitoren Barca e siguroi vetëm në pjesën e dytë.

Dembele shënoi në minutën e 48-të e më pas rezultatin e dysfishoi Frenkie de Jong në minutën e 62-të.

Me këtë fitore, Barca është në krye të tabelës me 34 pikë, dy më shumë se Reali që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /IndeksOnline/