75 Mall Live Search
10:38 / E Diele, 06 Nëntor 2022 / LB

Petkoviq zbulon kushtin e serbëve për t’u kthyer në institucione, duan asociacionin

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka thënë se largimi nga institucionet e Kosovës është lëvizja më e përgjegjshme e serbëve të Kosovës për siç u shpreh ai nëpërkëmbjen e të gjitha marrëveshjeve nga Albin Kurti.

Ai bëri të ditur se nuk do të kthehen në institucione deri në formimin e Asociacionit, shkruan Kosovo-online.

Petkoviq gjithashtu u shpreh se me këtë tërheqje, serbët duan të mbrojnë Marrëveshjen e Brukselit dhe të bëhet formimi i asociacionit, i cili sipas tij do t’i t’i realizojë të drejtat kolektive të serbëve.

“Bëhet fjalë për përgjigjen paqësore dhe demokratike të popullit serb që dëshiron të mbrojë Marrëveshjen e Brukselit dhe Bashkimin e Komunave Serbe”, është shprehur ai