Historike – Bad News Eagles eliminon ekipin më të mirë në botë

Ekipi nga Kosova Bad News Eagles ka shkruar historinë duke eliminuar ekipin më të mirë në botë FaZe, nga turneu Major i CS:GO në Brazil.
Pas një ndeshje fantastike dhe përplot emocione ekipi Bad News Eagles ka eliminuar kampionin e Majorit të kaluar, ekipin FaZe, për të mbajtur gjallë rrugëtimin e tyre në Majorin e CS:GO në Brazil.
Ndeshja përfundoi me rezultat 2-1 me mapa në të mirë të ekipit shqiptar, pas një super rikthimi në mapin e fundit ‘Mirage’, ku fituan me rezultat 22-20.
Paraqitje të mirë patën të gjithë lojtarët e ekipit shqiptar, të cilët nuk u dorëzuan asnjëherë, më i dalluari padyshim se ishte kapiteni Dionis ‘sinnopsyy’ Budeci.
Tani pas kësaj fitore ekipi Bad News Eagles mbanë rekord të ndeshjeve 1-2 (një fitore, dy humbje), dhe i duhen dy fitore tjera për të kaluar në fazën tjetër të turneut IEM Rio Major.